Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të.

Për të shtunën në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar dhe adhuruesit e futbollit vendor mund t'i shohin të dyja, pasi nuk zhvillohen në orar të njëjtë.


Lideri aktual Drita pas humbjes nga Prishtina sot takohet me Ferizajn, ndeshje që e zhvillojnë përsëri në Gjilan.

Ferizaj Drita 2

Vendasit kërkojnë ta harrojnë sa më shpejtë humbjen nga kryeqytetasit dhe duan të rikthehen te fitoret.

Në anën tjetër Ferizaj vjen në këtë sfidë pas turpërimit nga Malisheva 0-6 dhe kërkon të reflektojë ku synimi është ta befasojnë liderin. Dueli mes Dritës dhe Ferizajt zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë nga ora 18:00 në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë zhvillohet derbi rajonal mes Prishtinës dhe Llapit.

Llapi Prishtina 4

Dy skuadrat janë në formë të mirë, ku Prishtina ka dy fitore radhazi derisa Llapi nuk di për humbje në katër ndeshjet e fundit pasi ka marrë tetë pikë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë tre pikët dhe pritet një duel i zjarrtë në kryeqytet. /Gazeta Olle/ 

telegrafi sport app