Njëri nga djemtë e pranishëm në vrasjen e Jurgen Dukës në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë është arrestuar një ditë pas ngjarjes.
Orgest Drazhi, 36-vjeç, personi me të bardha në videon e kamerave të sigurisë ndodhet aktualisht në rajon, ndërkohë vijojnë kërkimet për të kapur autorin, Arbër Sula.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini“, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.”, njofton policia.
Nga pamjet e siguruara, sherri ka nisur mes të rinjve në brendësi të ambienteve të marketit, ndërsa ata po kalonin produktet në kasë.
Jurgen Duka (Meziri), është konfliktuar me policin A. S. i cili ishte jashtë shërbimit, ku ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.
Sipas informacioneve, sherri ka nisur për arsye banale për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klientë dhe debati ka nisur se kush do paguante i pari.
Nga pamjet kuptohet se fillimisht autori është konfliktuar me personin me të bardha, ndërsa viktima është futur për t’i ndarë, ndërsa më pas Duka ka qëlluar me grusht autorin dhe aty janë futur në sherr të gjithë personat, veç shitësit, i cili ndodhej në kasë.
Autori vërehet se mbante gjithë kohës dorën në çantën në brez, ku dyshohet se mbante edhe armën. Në momentet e fundit të debatit, autori ka qëlluar Dukën, i cili përfundoi i shtrirë, ndërsa gjithë të tjerët u larguan jashtë marketit.
Viktima rreth 29-vjeç nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Autori i vrasjes së Dukës është identifikuar nga policia. Ai është një punonjës policie në Dibër, por banues në Sauk. Nga hetimet rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.
Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të viktimës ka gjetur 2.8 gramë kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete.
Mësohet se Jurgen Duka është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në 2020-ën ai ra në pranga së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë që u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri dhe do të ekstradohej drejt vendit fqinj për t’u gjykuar.
Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia. Operacioni “Riviera” u zhvillua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania