Një nga femrat më të bukura në botë, Sofia Vergara, ka postuar në Instagram një fotografi, ku shfaqet në një vaskë pa grim në fytyrë.
“Po planifikoj si ta transportoj këtë vaskë në Los Angeles”, ka shkruar ajo krahas postimit, duke treguar se ndodhej në Paris.
Ndjekës të shumtë e vlerësuan aktoren e njohur dhe pamjen e saj natyrale, por të shumtëve u ranë në sy vetullat e saj të trasha.
Disa ndjekës madje as që e kanë njohur, derisa të tjerë janë të bindur se në fotografi është motra e saj.
Si përkujtim, aktorja më e paguar në botë së shpejti do të luajë rolin e shefes famëkeqe kolumbiane të drogës, Griselda Blanco, e cila njihej gjerësisht si “Kumbara”.
Seriali me gjashtë episode do të shfaqet premierë në Netflix më 25 janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/