“Betimi për Drejtësi” ka kryer një hulumtim për ndërtimet pa leje në pronat që hisedarë janë të zgjedhurit e popullit – politikanët.
Për dallim nga bjeshka e Moknës, ku lejohet ndërtimi dhe krejt çka duhet bërë është ndjekja e procedurave ligjore për t’u pajisur me leje ndërtimi, në Parkun e Mbrojtur të Sharrit, i cili shtrihet në zona të caktuara në bjeshkët e Sharrit, nuk lejohen ndërtimet.
E këtu, shtëpizë nga druri, ka ndërtuar dikush nga familja e deputetit të Vetëvendosjes, Sali Zyba.
Më saktësisht, shtëpiza me bazë të betoni e me konstrukt të drurit, është ndërtuar në një parcelë të tokës e cila gjendet në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës, por që i përket Parkut të Mbrojtur të Sharrit.
Parcela ku është ndërtuar shtëpiza ka 21365 metër katrorë dhe është pronë private.
Hisedar të kësaj parcele janë 10 anëtarë të familjes Zyba, ndër ta deputeti Salih Zyba dhe vëllai i tij Bajram Zyba.
Meqenëse parcela fizikisht i bie të jetë në zonën kadastrale të Komunës së Suharekës, Visar Kuçi, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Suharekës tregoi se leje ndërtimi për këtë shtëpisë nuk ka, pasi që aty nuk lejohet fare të ndërtohet.
“Për parcelën tjetër 2108/0, zona kadasrale Delloc, pas pyetjeve të juaja, ne e kemi verifiku parcelën edhe përgjigjen ua kemi kthy përmes emailit me datën 18.06.2024. kjo parcel është në pjesën e parkut Sharr është pjesë e mbrojtur. Kur i kemi hartu dokumentet hapsinore, ne nuk kemi pas të drejtë me zhvillu dicka për atë zonë sepse i përket Ministrisë së Mjedisit. Edhe pse e di që Ministria është duke e hartu planin hapsinor”, tha Kuçi.
Ai, më tej shpjegoi se Parku Sharr në zonë e Dellocit ndahet në tri zona.
|E kjo parcelë prapë them, ndodhet në zonë e dytë. Nuk lejohet ndërtimi i kësaj apo të tjerëve. Kur i kemi hartu dokumentet tona hapësinore, ne e kemi vendos një shirit me kërkesë të ministrisë – shiriti mbrojtës – thirret, 100 metërsh, në mes të komunës dhe parkut Sharr që edhe ai lloj shiriti mbrojtës që edhe aty nuk lejohet zona e ndërtimit. Edhe pse komuna, në pjesën e Dellocit, e kemi të planifikuar edhe në hartë zonale, jemi duke i zhvillu procedurat për hartimin e planit rregullues të hollësishëm, të fshatit turistik Delloc. Por, prapë ka të bëjë me pjesën tonë të komunës, jo me pjesën e Malit Sharr. Në pjesën e Malit Sharr janë duke u marrë ministria”, përfundoi drejtori Kuçi, për “Betimi për Drejtësi”.
“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, e cila funksionon nën Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Përmes postës elektronike, Nail Kryeziu, udhëheqës i Sektorit të Pylltarisë në Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar Sharri (DAPK), ka thënë se shtëpiza në fjalë nuk ka leje ndërtimi.
Në rastet e ndërtimeve pa leje në këtë zonë, Kryeziu thotë se ushtrohet kallëzim penal.
Pse ndërtoi pa leje shtëpizë malore deputeti Bekë Berisha?
Disa prej politikanëve, objektet e të cilëve janë hulumtuar ndërtimet pa leje i arsyetojnë me faktin se “nuk kishin kohë” të merreshin me dokumentacionin, e në disa raste të tjera ndërtimet u bënë nga familjarët e tyre.
Në bjeshkën e bukur të Moknës, në zonën perëndimore të Kosovës, në afërsi të Istogut, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, para shtatë vitesh ka ndërtuar një shtëpizë, pa leje.
Për këtë, ai thotë se nuk i pyeti institucionet, por banorët e fshatit.
“Pse, pse me leje, kallxom ti mu. Qysh është leja?”, deklaroi deputeti Berisha, kur u pyet nga “Betimi për Drejtësi” pse ndërtoi pa leje shtëpizën malore.
“Ajo është ndërtu qe nja 7 vjet. Është ndërtu në një zone kufitare. Aty ku e kam ndërtu unë është edhe përmendorja e një djali të ri që e kanë vra serbët prej baze aty edhe kam deshtë me pas prani në atë pjesë. Fillimisht i kam pyet ata fshatarët sepse ajo është pronë e fshatit, quhet. Ka plot këso, ju duhet me trajtu edhe këtë fenomen. i kam pyet: A muj me bë një stan këtu? E kam marrë miratimin e tyre se nuk bën pa i pyet ata fshatarët edhe e kam bë një vikendicë të vogël, nja 2 ari vend. Pastaj e kam rrethu për me i rujt do pisha se pos qatyhit kërkun nuk ka se i kanë pre krejt komuna, t’u i keqpërdorë”, vazhdoi më tej sqarimin e tij Berisha.
Më pas Berisha tregoi se përveç banorëve të zonës, u interesua edhe për ta legalizuar, por nuk e gjeti adresën e duhur.
Në pronën e kryetarit të Gjilanit në Artanë, babai dhe vëllai i tij ndërtuan vilë pa leje
Artana njihet si një nga qytezat turistike në Kosovë. Ajo që sot vizitohet më shumë për shkak të fortesës së madhe mesjetare, në formë koni, viteve të fundit është bërë shënjestër e blerësve dhe ndërtuesve shqiptarë. Kryesisht shtëpiza malore, pushimore e objekte hoteliere.
Por jo të gjithë blerësit e patundshmërive në fshatrat e bukura të Artanës kanë respektuar ligjet e ndërtimit. Duke filluar nga leja për të ndërtuar.
Një nga këta ndërtues pa leje është hiq më pak se kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Nga dhjetori i vitit 2013, dy parcela në fshatin Dragancë të Artanës, njëra 790 metër katrorë e tjetra 456, kanë kaluar në emrin e tij.
Dhe, në mes të këtyre dy parcelave, është ndërtuar shtëpiza nga druri e cila për bazë ka material të fortë.
Se objekti është pa leje, e thotë Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Artanës, Selatin Beqiri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, fillimisht e mohon se prona dhe shtëpiza janë në emrin e tij.
Se kur është ndërtuar kjo shtëpizë, Hyseni nuk tregoi, e as Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Artanës nuk e di. Por, në ortofoto të gjeoportalit, deri në vitin 2018, aty nuk shihet asnjë shtëpizë e ndërtuar.
Edhe kryetari i Degës së LDK-së në Therandë ndërtoi shtëpi pa leje, arsyetohet se ishte rindërtim
Kryetari i Degës së LDK-së në Komunën e Therandës, Ardian Shala, ka përfunduar punimet e vrazhda të shtëpisë në fshatin Mushtisht të kësaj komune.
Ish-deputeti i po kësaj partie dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës në Therandës, këtë shtëpi e ka ndërtuar pa leje.
Visar Kuçi, Drejtor i Urbanizmit në Komunë të Therandës, që për këtë ndërtim pa leje thotë se u informua nga ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi”, konfirmon se Ardian Shala nuk ka marrë leje ndërtimi për shtëpinë e re.
As Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Artanës nuk e di. Por, në ortofoto të gjeoportalit, deri në vitin 2018, aty nuk shihet asnjë shtëpizë e ndërtuar.
Por, vetë Shala, kur u pyet nga “Betimi për Drejtësi”, nëse kishte ndërtuar shtëpi pa leje, përmes telefonit i mohoi këto pretendime. Ai tha se nuk bëhet fjalë për ndërtim pa leje, por renovim.
Më pas, në intervistë para kamere, Kryetari i degës së LDK-së në Therandë, Ardian Shala, tha se bëhet fjalë për rindërtim.
Pasi që në të njëjtin vend kishte rrëzuar një shtëpi të vjetër të familje dhe nuk kishte kohë për të nisur procedurat e marrjes së lejes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova