LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë sekuestron marihuanë në vlerë prej 200 mijë eurove, arreston tre shtetas të Shqipërisë

Policia e Maqedonisë sekuestron marihuanë në vlerë prej 200 mijë eurove, arreston tre shtetas të Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se dje (18 maj) ka sekuestruar marihuanë me sasi prej 65 kilogramëve, me vlerë prej 200 mijë eurove.

Nga MBP thonë se janë arrestuar tre persona (të tre shtetas të Shqipërisë), të cilët janë kapur me drogë. Sipas tyre, droga ishte e destinuar që përmes Maqedonisë të arrijë në Greqi.

“Mëngjesin e djeshëm, në rrugën rajonale nga Trpejca drejt Stenjes, përmes Parkut Kombëtar Galicica, u ndaluan dy automjete pasagjerësh të llojit “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat ishin pjesëmarrëse në transportin e drogës. Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K, ku si bashkudhëtar ishte M.F, dhe e dyta nga F.B, u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj marihuanë, të paketuara në 44 pako”.


“Shtetasit shqiptarë u ndaluan, dhe me udhëzimin e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Resnjë, droga u dorëzua për ekspertizë, gjatë së cilës u përcaktua se ishte në total 65 kilogramë marihuanë, ndërsa ndaj tre personave do të ngriten aktakuza penale adekuate, sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori