Policia arreston tre persona në Rahovec, në veturën e tyre kishin substanca narkotike
Policia ka arrestuar tre persona në Rahovec, pasi në veturën e tyre policia ka gjetur substanca narkotike.
Arrestimi i tyre ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.
"Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike në peshë rreth 18-gramë, të cilën të dyshuarit kanë tentuar ta hedhin nga vetura gjatë kontrollit", thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























