LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një person në Prishtinë, sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e tij

Policia arreston një person në Prishtinë, sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë si dhe ka sekuestruar disa armë.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve hetimore dhe operative në terren, të cilat kanë për qëllim identifikimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale dhe parandalimin e kryerjes së aktivitetit të tyre, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me sekuestrim të armëve dhe municionit.

“Më datën 23.07.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq/Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.


Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi e municioni:

• Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm,
• Dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm
• Tetë karikatorë,
• 61 fishekë kalibër 7.62
• Dy armë gjuetie, kal: 12 GA
• Një pushkë me dylbi prodhim italian dhe
• 303 fishekë kalibrash të ndryshëm

Personi i dyshuar është arrestuar dhe rasti i nënshtrohet vijueshmërisë së procedurave të mëtejme hetimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori