LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, arrestohet për bixhoz të kundërligjshëm

Podujevë, arrestohet për bixhoz të kundërligjshëm
Foto: Ilustrim

​Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që është hasur duke ushtruar veprimtari të kundërligjshme të bixhozit.

Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar, tri shtëpiza kompjuteri, një printer, 14 tiketa të shtypura dhe 47 euro para të imëta.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/