Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së Kupës së Francës kundër Brest.

Ai e ka konfirmuar mungesën e Neymarit, duke thënë se mund të jetë gati për Barcelonën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve


"Ai po shërohet dhe në ditët në vijim do të dimë nëse ai mund të jetë me ne javën tjetër".

Mauricio Pochettino and Neymar PSG vs Marseille Trophee des Champions 2021

“Barcelona? Le të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Kjo është mënyra më e mirë për t'u përgatitur për atë kundër Barcelonës. Ne e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, Brest nuk do ta bëjë më të lehtë”, deklaroi Pochettino.

Tutje ai u pyet se a dëshiron që Kylian Mbappé të qëndrojë në Paris, duke dhënë konfirmimin e tij.

“Një marrëdhënie shumë e natyrshme është krijuar mes nesh, ai është një person që unë e vlerësoj. Është një vendim që prek dy palë: lojtarin dhe klubin”.

psg mbappe messi ramos les messages de pochettino icon 753845 110 305335

“Klubi dëshiron të qëndroj dhe unë gjithashtu. Nga këndvështrimi im ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Shpresojmë që ai të qëndrojë në PSG për disa vjet”, ka deklaruar trajneri argjentinas. /Telegrafi/

telegrafi sport app