LAJMI I FUNDIT:

Po luanin bixhoz, shoqërohen në polici 10 persona nga Ferizaj

Po luanin bixhoz, shoqërohen në polici 10 persona nga Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se pas një informate të pranuar ka realizuar një kontroll në rrugën ,, Agim Matoshi” ku dyshohej se në një lokal ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .

“Gjatë bastisjes në këtë lokal janë hasur 10 persona duke luajtur bixhoz. Të gjithë personat janë legjitimuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt për intervistim. Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj pronarit është iniciuar rasti penal ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ‘’, ndërsa ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mos respektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së”, thuhet në njoftim.

Me vedim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar: 156 qipa (zhitona) dhe 10 palë letra bixhozi dhe një sasi e parave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait

Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait

Lajme
Kalo në kategori