Këtë herë ajo ka shkurtuar thonjtë në një mënyrë tjetër!
Jennifer Lopez zgjedh pothuajse gjithmonë manikyrin njëngjyrësh për thonjtë e saj dhe mban vazhdimisht një gjatësi mesatare, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në kuadër të stilimit, të cilin e kishte përgatitur për “iHeartRadio Music Awards”, ajo vendosi të eksperimentonte pak sa i përket manikyrit.
Edhe kësaj radhe për rregullimin e thonjve të këngëtares së njohur është kujdesur Tom Bachik.
Domethënë, është një manikyr minimalist shumë elegant, por absolutisht në trend, me detaje shtesë, që e bëjnë të veçantë.
Në përputhje me aktualitetin, thonjtë janë të zgjatur dhe në formë ovale, të kornizuar në të bardhë. Baza është e natyrshme, por kufiri i hollë i ngjyrës së artë e bën atë veçanërisht interesant, duke krijuar efektin e një perlë të vërtetë.
Manikyri francez është ende zgjedhja e duhur, por e rafinuar në krahasim me atë tradicionale, e cila ishte zbukuruar me një formë thonjsh katror dhe një fund të thjeshtë të bardhë.
Ky manikyr, të cilin Jennifer e solli për eventin e rëndësishëm të përmendur, është një frymëzim perfekt për të gjitha rastet e rëndësishme dhe elegante që na presin në periudhën e ardhshme, me theks të veçantë tek dasmat. /Telegrafi/