Këngëtarja e njohur, Fifi pas një karrierë të gjatë e të suksesshme në muzikë po e shijon lumturin edhe në jetën priavte.
Pak javë më parë këngëtarja nga Ferizaj zbuloi lajmin se po bëhet nënë për herë të parë dhe tashmë nuk mungojnë dedikimit për të.
Në një postim të radhës, autorja e “Diell” ka ndarë me fansat në InstaStory imazhe nga ultrazëri, teksa bën dedikimin e ëmbël për fëmijë e saj të parë.
“Këmbët e tua të vogla dhe të bukura, engjëlli im i bukur”, ka shkruar Fifi sipër një fotografie.
Kujtojmë që pas daljes së saj nga formati i Big Brother VIP Albania vitin e kaluar, Fifi nisi një lidhje dashurie me Adis Patushin.
Dyshja janë të pandashëm nga njëri-tjetri, Adis e shoqëron partneren tij në pothuajse secilin angazhim profesionale dhe tashmë po bëhen prindër.
Kujtojmë që ky është fëmija i dytë për Adisin, ai ka edhe një djalë nga martesa e mëparshme me modelen Adrola Dushi. /Telegrafi/