LAJMI I FUNDIT:

Planet e Low për Mustafin

Planet e Low për Mustafin

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, do të vazhdojë të jetë titullar edhe në ndeshjet tjera të përfaqësueses së Gjermanisë.

Mediay gjermane kanë raportuar se ai do të jetë titullar edhe në ndeshjen e ardhshme, të cilën Gjermania e luan kundër Polonisë.

Futbollisti i Valencias vendin e titullarit e ka siguruar pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e parë kundër Ukrainës. Madje, në këtë ndeshje, ai shënoi golin e parë për Gjermaninë. Për Mustafin ky ishte goli i parë me fanellën e Gjermanisë në paraqitjen e 11-të me të.


Në ndeshjen kundër Ukrainës, ai u aktivizua si titullar për shkak të lëndimit të Mats Hummelsit, i cili pritet të aktivizohet ndaj Polonisë, përcjell Koha Ditore. Por, me gjithë aktivizimin e Hummelsit, Mustafit do t’i bëhet vendi përkrah tij në qendër të mbrojtjes, pasi seleksionuesi Joachim Low do ta zhvendosë Jerome Boatengun në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke lënën jashtë ekipit Benedikt Howedesin.

Krahas stabilitetit në mbrojtje, Loew e do Mustafin në përbërjen e parë për shkak të aftësisë së tij për të shënuar gol me kokë. Gjatë fazës përgatitore të Gjermanisë për “Euro 2016”, Mustafi ishte më i miri në ajër nga goditjet prej këndit dhe gjuajtjeve të lira.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori