LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë në Kaçanik, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Plagosje me armë në Kaçanik, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Foto ilustruese

Pas një përleshjeje mes dy personave, njëri nga ta është plagosur në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 16:15 në fshatin Doganaj në Kaçanik ka ndodhur një përleshje apo rrahje në mes dy personave ku njëri nga ta ka përdorur armën e zjarrit. Me të marrë informatën policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.


Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kaçanikut dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq Gashi ka deklaruar se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Policia është duke i ndërmarrë veprimet e duhura për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori