LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e parë: Portugalia 1-1- Franca, Ronaldo në njërën anë dhe Benzema në tjetrën

Pjesa e parë: Portugalia 1-1- Franca, Ronaldo në njërën anë dhe Benzema në tjetrën
(Foto: Twitter/Uefa Euro 2020)

Me rezultat të barabartë (1-1) është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së fundit grupore të ‘Euro 2020’ ndërmjet Portugalisë dhe Francës që zhvillohet në Puskas Arena.

Padyshim se vëmendja e gjithë futbolldashësve ishte në Budapest, ku luajnë kampioni evropian dhe kampioni botëror. Në 45 minutat e para u realizuan dy gola, nga një në secilën anë.

Portieri Hugo Lloris e grushtoi Danilon dhe gjyqtari vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh. I saktë nga pika e bardhë ishte njeriu i rekordeve, Cristiano Ronaldo (31’).


(Foto: Twitter/Uefa Euro 2020)

Në minutat shtesë u akordua penallti edhe për francezët, të cilën e konvertoi në gol Karim Benzema (45’+2).

(Foto: Twitter/CBS Sport Golazo)

Pas rezultateve të pjesëve të para, Franca është lidere e Grupit F me pesë pikë, në vend të dytë është Portugalia me katër pikë, pason Hungaria me katër pikë dhe në fund Gjermania me tri pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1407783372131389453

https://www.youtube.com/watch?v=1Xe13pF6jRg

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori