Site icon Telegrafi

Pirlo: Juve nuk duhet ta presë goditjen për të reaguar

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

Andrea Pirlo ka paralajmëruar se Juventusi nuk duhet ta presë goditjen për t’u zgjuar dhe të luajë me intensitet, ashtu siç ndodhi në ndeshjen ndaj Hellas Verona.

Zonja e Vjetër regjistroi barazimin e tretë (1-1) të sezonit në Serie A, pas Romës dhe Crotones, ndërsa një ndeshje e ka fituar në fushë (kundër Sampdorias), derisa takimin ndaj Napolit e ka fituar zyrtarisht me rezultat 3-0 për shkak mosparaqitjes së ekipit kundërshtar në fushë.

“Gjysma e parë nuk ishte mjaftueshëm agresive, i pritëm ata dhe pastaj i krijuam rastet më të mira”.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

“Reaguam mirë pasi ata krijuan epërsi, mirëpo nuk duhet të kemi nevojë për goditje në fytyrë për t’u zgjuar dhe të luajmë me intensitet”.

Lexo po ashtu Verona befason Juventusin në shtëpi - ia merr një pikë të artë

“Është vështirë të luash ndaj Veronas dhe Atalantas, sepse luajnë një me një në gjithë fushën dhe krijojnë shumë duele”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/JuventusFC)
Exit mobile version