Pezullohet rikthimi i Limp Bizkit

Rokerët kishin caktuar të këndonin në Mandalay Bay Beach në Las Vegas më 10 korrik, mirëpo frontmeni Fred Durst kishte kërkuar të drejtat e xhirimeve dhe kishte insistuar të ndërrohej lokacioni i mbajtjes së koncertit.
“‘Limp Bizkit’ nuk e ka anuluar koncertin UFC 100 në Las Vegas. E vërteta është se UFC dhe Interscope Records nuk kanë arritur marrëveshje për të drejtat e xhirimeve. Me gjithë respektin ndaj Mandalay Bay, UFC nuk ishin të kënaqur me vendimin e Limp Bizkit, për ndërrimin e vendit të mbajtjes së koncertit, pasi që vendi i caktuar nuk ishte i përshtatshëm për një koncert të muzikës ‘heavy rock’ të ‘Limp Bizkit’”, shkruan në deklaratën e grupit.
Megjithatë, “Limp Bizkit” ende shpresojnë të mbajnë koncert në Las Vegas me 10 korrik, kështu që fansat të cilët tashmë i kanë blerë biletat nuk do të zhgënjehen.






























































