Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka deklaruar se tashmë ekipi i tij ka arritur minimumin në këtë Kampionat Botëror.
Tekniku i ekipit helvetik ka përgëzuar lojtarët për këtë mini – sukses.
Por, ai pati vërejtje për paraqitjen ndaj Kosta Rikës.
“Minimumi është arritur. Ne duhet që të ngritemi, në fillim kemi pasur shumë gabime dhe i kemi mundësuar kundërshtarit të afrohet”.
“Ne kemi bërë të gjitha që të pësojmë humbje, por nuk humbëm në fund”.
“Tash kemi shansin në 1/8-ën e finales që të përmirësojmë gjërat”, u shpreh Petkovic.
Zvicra takohet me Suedinë më 3 korrik nga ora 16:00. /Telegrafi/