Petersen: Zgjidhja për Kosovën do të jetë pavarësia

Petersen ka thënë se më 10 dhjetor do të kuptohet se bisedimet ndërmjet palëve të konfrontuara nuk çojnë askund. Sipas tij, çdo propozim që do të shtynte zgjidhjen ose që do të zgjaste bisedimet edhe më shumë nuk e ndihmon qëndrueshmërinë në Kosovë dhe në rajon.
Ish-kreu i UNMIK-ut, në këtë intervistë ka vlerësuar se, Ahtisaari ka hartuar një nga raportet më të mira, ka hartuar një nga kompromiset më të mira për të cilat po flasin që të gjithë.
“Mendoj se gjithmonë është mirë që palët në konflikt të bisedojnë. Por gjithashtu mendoj se këto bisedime nuk po çojnë askund. Mendoj se zoti Ahtisaari ka hartuar një nga raportet më të mira, ka hartuar një nga kompromiset më të mira për të cilat po flasin që të gjithë. Ai ka sugjeruar një lloj pavarësie të mbikëqyrur dhe unë e shoh këtë si një rezultat të vetmin të mundshëm. Pra zgjidhja është pavarësia dhe sërish po them sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë ndër të tjera Petersen. /bbc/











































