Site icon Telegrafi

Pesë ushqimet që preferohet t’i përfshini në dietën tuaj

(Foto: SuperPharmacyPlus)

Trajneri Jeff Cavaliere ka renditur pesë ushqime në kanalin e tij në YouTube, për të cilat beson se janë të rëndësishme për t’i përfshirë në dietën tuaj, si për shëndetin e përgjithshëm ashtu edhe për rritjen e muskujve.

Boronica të freskëta

Cavaliere citon hulumtimet që tregojnë se konsumimi i rregullt i boronicave çon në një rritje të qelizave pararendëse të muskujve, si dhe në një reduktim të stresit oksidativ në muskuj.

“Shto faktin se ato janë gjithashtu të pasura me vitaminë C dhe kalium, si dhe janë një anti-inflamator i fuqishëm dhe nuk mund të gaboni duke përfshirë boronica në dietën tuaj”, pohon ai.

Lexo po ashtu Ushqimet që duhet t’i konsumoni më shpesh për shëndetin e veshkave

Perime kryqëzuese

Ngrënia e këtyre perime bën që glukorafanina të shpërbëhet në një ilaç të fuqishëm antioksidant dhe anti-inflamator të quajtur sulforafan. Cavaliere këshillon konsumimin e brokolit, lulelakrës, rrepës, lakërishtes, lakra jeshile, lakrës, rrepkës dhe uasabit.

(Foto: Tall Tree)

Kungull, mango, patate dhe karotë

Kungulli, mango, patatja e ëmbël dhe karota, janë burim i karotenoideve që eliminojnë oksidimin që shkakton përkeqësimin e qelizave dhe plakjen e hershme.

“Kini kujdes sepse nëse hani shumë nga këto ushqime mund të merrni karotenemi. Kjo gjendje ndodh për shkak të rritjes së vitaminës A dhe bën që pëllëmbët dhe shputat të marrin një nuancë portokalli”, pohon Cavaliere.

Xhenxhefili

“Xhenxhefili është gjëja më e mirë që do t’ju ndihmojë të zvogëloni dhimbjen e muskujve pas një stërvitjeje të vështirë”.

“Edhe nëse nuk ngrini pesha, përfitimet anti-inflamatore të xhenxhefilit për të gjithë sistemin janë të pamohueshme”, thotë trajneri.

Lexo po ashtu Më në fund zbulohen "super ushqimet" që konsumojnë yjet e futbollit si, Ronaldo, Messi, Benzema e të tjerë

Proteinat pa yndyra

Cavaliere thotë se proteinat pa yndyrë nga pula dhe gjeldeti janë shumë të rëndësishme. Megjithatë, ai paralajmëron se nuk është e rëndësishme vetëm nëse i hani, por edhe si.

“Nëse e përgatisni pulën me agrume, mos shtoni salcë kremoze dhe ruani vlerën e vet proteinës”, shpjegon ai. /Telegrafi/

Exit mobile version