Site icon Telegrafi

Pesë mënyra të fshehta për ta shëruar depresionin pas ndarjes

Ndarja është një gjë e vështirë, e veçanërisht ndarja nga një lidhje serioze bën që personat të futen në depresion të thellë, e nuk janë të pakta rastet ku personat edhe kryejnë vetëvrasje si pasojë e depresionit.

Ndarjen nga partneri apo partnerja nuk e lehtëson as bllokimi i tyre në Facebook, as fshirja e fotografive me ta, e shumë gjëra tjera, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, janë disa mënyra të fshehta për ta shëruar këtë lloj të keq të depresionit, e më poshtë mund t’i gjeni këto mënyra.

Ushqimi asnjëherë nuk ju lë në baltë

Picat nuk do t’ju gjykojnë, hamburgerët nuk do t’ju abuzojnë, e padyshim që akullorja nuk do të ketë shije të hidhur.

Eksplorojeni botën

Bëni gati valixhet dhe shkoni në një udhëtim të qetë. Shëtituni, takoni njerëz të rinj dhe shijojeni bukurinë e natyrës.

Kaloni kohë me familjen

Shpenzoni kohë me njerëzit të cilët gjithmonë ju kanë dashuruar, pavarësisht pengesave dhe problemeve.

Kaloni kohë me shoqëri

Kaloni kohë me shokë apo shoqe të cilët ju dëgjojnë historitë e ndarjes pa pushim dhe jua lehtësojnë këtë periudhë të keqe.

Realizoni ëndrrat

Filloni t’i jetësoni ëndrrat aventureske dhe shtrëngoni duart me frikat më të thella që i keni. /Telegrafi/

Exit mobile version