Legjenda hollivudiane, Bruce Willis, pavarësisht diagnozës së vështirë, vazhdon ta shijojë jetën me ndihmën e familjes. Ditët e fundit ai e ka vizituar edhe Disneylandin.
Aktori qëndroi me gruan e tij, Emma Heming Willis dhe fëmijët në Disneyland në Anaheim të Kalifornisë.
Një xhirim nga parku argëtues e ka shpërndarë Ema në Instagramin e saj. Ata po hipnin në atraksionin Splash Mountain dhe Bruce e mbrojti butësisht vajzën që ishte ulur pranë tij.
“Më mirë ki kujdes. Mendoj se do të shkojmë edhe një herë”, dëgjohet duke thënë 68-vjeçari.
Aktori u tërhoq nga industria filmike vitin e kaluar kur filloi betejën me afazinë, e cila i dëmtoi aftësitë e të folurit.
Emma dhe Willis kanë dy vajza, Mabel Ray (nëntë vjeçe) dhe Evelyn Penn (11 vjeçare). Me gruan e tij të parë, aktoren Demi Moore (60), Bruce ka tre vajza: Rumer (34 vjeçare), Tallulah (29 vjeçare) dhe Scout (31 vjeçare). /Telegrafi/