Nga: Muhamet Hamiti
Përkthyesi David Hasckston ka fituar këto ditë (më 30 shtator 2020), Çmimin Oxford-Weidenfeld që jepet për përkthime të librave në anglisht nga cilado gjuhë e gjallë evropiane. Çmimi mëton të ndërojë mjeshtërinë e përkthimit dhe të njohë rëndësinë e saj kulturore, Është themeluar nga Lord Weidenfeld dhe mbështetet nga tre kolegje të Oksfordit (New College, The Queen’s College, St Anne’s College).
Në vegëzën (këtu) jepet vlerësimi i jurisë për përkthimin e romanit të shkrimtarit finlandezo-kosovar Pajtim Statovci në anglisht, “Crossing” (në origjinalin finlandisht “Tiranan Sydän”, fjalë për fjalë “Zemra e Tiranës”) që është botuar vitin e kaluar në Britani dhe në SHBA. Është romani i dytë i Statovcit.
Shënimi përvijon edhe syzheun e romanit, protagonist kryesor i të cilit është Bujari, një shqiptar.
Në këtë vegëz gjendet edhe një video në të cilin përkthyesi flet për sprovat e përkthimit të këtij romani. Ai poashtu interpreton veprën, në rrafsh tematik, më shumë stilistik.
Pajtim Statovci ka lindur në vitin 1990 në Kosovë. Familja e tij ka emigruar në Finlandë kur ai ishte dy vjeç. Ka botuar tre romane të suksesshme deri tani.
Romani i tij i parë, që në anglisht është botuar me titullin “My Cat Yugoslavia”, ka protagonistë shqiptarë të Kosovës, jeta e të cilëve farkohet në mes të identitetit shqiptar, okupimit serb, emigrimit në Finlandë dhe lirisë së Kosovës pas vitit 1999. I dramatizuar është luajtur në Teatrin Kombëtar të Finlandës në vitin 2018.
Romani i tretë i Pajtim Statovcit, “Bolla” që është botuar në vitin 2019 ka fituar çmimin më të lartë letrar në Finlandë. Pritet të dalë në anglisht në pranverën e ardhshme.
Veprat e Statovcit janë përkthyer në një dyzinë gjuhësh deri tani, por jo në shqip.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Për Migjenin...

Prizreni ruan monedhat ilire

Pantomima

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Babai im gjeni, një fëmijë yll: Çmimi i famës dhe traumat e fëmijërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës