Përjeto "Sinners" në IMAX – Ashtu siç është menduar të shihet, vetëm në Cineplexx, Albi Mall!

Sinners vjen në IMAX, vetëm në Cineplexx, Albi Mall – dhe kjo nuk është një përvojë që duhet humbur.
Të shohësh Sinners në IMAX do të thotë të përjetosh skena të zgjedhura në pamje të zgjeruar ekskluzive, duke ofruar më shumë imazh se çdo ekran tjetër jo-IMAX.
Filmi është xhiruar me kamera filmike IMAX, duke ofruar një rezolucion 10 herë më të lartë se filmi standard 35mm.
Një histori mëkatesh, tensioni dhe emocioni të pastër – Sinners vjen fuqishëm në ekranin më të madh në Kosovë, IMAX.
Dhe besoni kjo nuk është thjesht një shfaqje, është një përfshirje totale në thellësinë e çdo emocioni.
3 Arsyjet pse Sinners përjetohet në IMAX!
1.Mëkatet duken më të mëdha në ekranin më të madh!
Sinners nuk është thjesht një film—është një përjetim. Në IMAX, çdo vështrim, çdo sekret, çdo tradhti përjetohet me një intensitet që të rrëmben. Nuk do ta shikosh... do ta ndjesh
2.Një stuhi zëri dhe pamjesh që të Lëjnë pa frymë!
Përgatitu të përfshihesh krejtësisht. Zëri mahnitës dhe imazhet ultra të qarta të IMAX e sjellin Sinners si një valë që të godet ndjeshmërinë. Është më shumë se emocionuese—është rrëqethëse.
3.Ashtu siç është krijuar për t’u parë!
Sinners është krijuar për madhështinë e IMAX. Kjo është mënyra e vetme për të parë filmin në formën e tij më të fuqishme, më të pastër dhe më mbresëlënëse. Çdo alternativë tjetër është kompromis.
Bli biletën tani dhe përjeto gjithçka që IMAX ka për të ofruar.
Vetëm në Cineplexx – aty ku mëkati bëhet spektakël









































