Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, të mërkurën pati një paraqitje të shkëlqyer në ARIA Awards, që u mbajt në Sydney.

Teksa mori pjesë në ceremoninë më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në Australi, 24-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me paraqitje ne saj glamuroze në tapetin e kuq.


Dua, ishte e ftuar këtë mbrëmje për të performuar, teksa ka dhuruar një performancë energjike dhe tejet atraktive para publikut.

Dua1 4 scaled

Me një ndriçim perfekt e koreografi spektakolare, artistja me prejardhje nga Kosova i bëri të gjithë për vete të pranishmit në sallë.

Ajo ka interpretuar live hitin e saj më të fundit "Don't start now", që tashmë po sundon top listat mbarë ndërkombëtare.

E veshur në të bardha dhe me dukje ne saj tërheqëse si bionde, Lipa u kujdes që e gjithë vëmendja e shikuesve të ARI Awards, të ishte kah ajo.

Më pas, këngëtarja shqiptare është ngjitur në skenë për të prezantuar një nga çmimet e mbrëmjes, atë për "Albumin më të mirë të vitit".

Dua4 1 scaled

Ky çmim shkoi për artistin Dean Lewis, teksa Dua ishte ajo e cila ia dorëzoi trofeun me një buzëqeshje të lehtë.

Kjo ishte një nga netët më të suksesshme të artistes këtë vit, e cila pa dyshim që mbrëmjen e ARIA Awards, ka "shkundur" kontinentin australian me performancën e saj. /Telegrafi/

Dua2 4 scaled

Dua3 5 scaled

Dua5 2 scaled

Dua6 scaled

Dua7 scaled

Dua8 scaled

Dua9 scaled

Dua18 scaled

Dua20 scaled

Dua22 scaled

Dua29 scaled

Dua31 scaled

Dua32 scaled

Dua33 scaled

Dua34 scaled

Dua36 scaled

Dua41 scaled

Dua42 scaled

Dua43 scaled

Dua44 scaled

Dua45 scaled

Dua48 scaled

Dua50 1 scaled