Kërkesat për pagë të lartë të yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe janë një problem edhe për klubet e Ligës Premier, pas momentalisht asnjë klub nuk po arrin t’i përmbush ato.
Mbappe do të largohet nga klubi i kryeqytetit francez në verë, kur i skadon kontrata më 30 qershor.
Sipas mediumit të njohur The Independent, ai ka zhvilluar bisedime me klube të mëdha si Real Madrid, Liverpool dhe Arsenal.
L'entourage de Mbappé a sondé Liverpool et Arsenal ⤵️https://t.co/QfbLAD6E2F
— CulturePSG (@CulturePSG) February 5, 2024
Megjithatë, burimi i këtij mediumi shton se çdo klub që ndjek Mbappe mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë kërkesat e tij.
Real Madridi po pengon pagën që ai kërkon, gjë që sugjeron se një qëndrim në PSG mund të jetë i mundur edhe përtej verës.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique së fundmi zbuloi se ylli i tij nuk kishte vendosur ende për të ardhmen e tij. /Telegrafi/