Nëse keni probleme me fryrje të vazhdueshme dhe tretje të dobët, kjo është një shenjë se dieta juaj duhet të ndryshojë. Mënyra më e mirë për ta kontrolluar këtë është të shkruani se çfarë ushqimesh konsumoni dhe të shkoni te mjeku me atë listë.
Kur vëreni se disa ushqime ju shqetësojnë, përpiquni t’i shmangni ose ta reduktoni konsumin e tyre. Megjithatë, dietologia Cassandra Barns shprehet se me pak ushqime mund të shmangni fryrjet dhe të arrini një bark të sheshtë.
Lakër turshi
Lakra turshi është një ushqim tradicional i fermentuar i bërë zakonisht nga lakra e copëtuar. Në thelb është një antibiotik natyral dhe përmban baktere të përshtatshme për punën e zorrëve. Përveç lakër turshi, mund të konsumoni edhe perime të tjera të fermentuara.
Hudhra
Edhe pse shumë e shmangin atë për shkak të erës së pakëndshme, hudhra është një ushqim jashtëzakonisht i shëndetshëm. Ka veti të forta antibakteriale dhe antifungale. Është e shkëlqyer në luftën kundër rritjes së kandidës në zorrë.
Angjinarja
Angjinarja nuk është një ushqim i zakonshëm në kuzhinë dhe dietologu Barnes thotë se është i pasur me inlunium – një lloj fibrash të tretshme që kanë efekt prebiotik.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është një ushqim që rekomandohet shpesh në procesin e humbjes së peshës. Xhenxhefili stimulon prodhimin e acidit të lukthit dhe lëngjeve tretëse. Barnes thekson se është i mirë edhe në lehtësimin e të përzierave.
Tërshëra
Tërshëra thuhet se është një burim i mirë i fibrave, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak. Fibrat janë të nevojshme për punë më të shëndetshme dhe zbrazje të zorrëve.
Uthull molle
Nutricionisti Barnes thotë se acidi i ulët i lukthit mund të shkaktojë shumë nga problemet që njerëzit i shoqërojnë me dispepsi, duke përfshirë rrëqethjen, të përzierat dhe madje edhe simptomat e urthit. Për këtë arsye ai rekomandon konsumimin e një lugë gjelle uthull të përzier në një decilitër ujë para vaktit për të rivendosur ekuilibrin e acidit në stomak. /Telegrafi/