Projekti ''Alo doktor'' në Maqedoni është pranuar shumë mirë nga qytetarët dhe ka ndihmuar shumicën e tyre që kanë kërkuar ndihmë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në javën e kaluar në shërbimin ''Alo doktor'' janë paraqitur gjithësejt 1543 qytetarë për të kërkuar ndihmë për sëmundje të ndryshme dhe për terapi shëruese për problemet që i kanë.


Merret vesh se në shërbimin e ndihmave nëpërmjet telefonit janë punësuar më shumë se 25 mjekë që ndihmojnë qytetarët./Telegrafi/