LAJMI I FUNDIT:

Për çështjen e të zhdukurve duhet të bashkohen të gjitha forcat politike

Për çështjen e të zhdukurve duhet të bashkohen të gjitha forcat politike

Kryetari i ORA-s, Veton Surroi, ka vizituar të mërkurën shoqatën "Thirrjet e Nenave" në Gjakovë, ku ka deklaruar se çështja e të zhdukurve duhet të jetë çështje e cila bashkon forcat politike. Surroi e ka cilësuar si makabre, absolutisht e pamoralshme, johumane dhe kundër dinjitetit elementar njerëzor, faktin se, shteti serb po zhvillon negociata me kufoma të njerëzve.

Surroi ka theksuar se çështja e të zhdukurve është parakusht i ndërtimit të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk mund të ndërtohet paqja në Kosovë dhe nuk mund të ndërtohet paqja në mes Kosovës dhe Serbisë përderisa nuk ta kemi të zbardhur fatin e qytetarëve tanë, jo vetëm kthimin e kufomave por edhe zbardhje e të vërtetës. Ajo çka nuk mund të tolerojmë është që çështja e të zhdukurve të kalojë në haresë. Ky është një borxh kolektiv sepse të zhdukurit e këtij vendi nuk janë vetëm familjarët tuaj por janë edh bashkëvendësit tonë. Çdo rrëfim për familjarët tuaj është rrëfim I historisë së Kosovës” ka shuar Surroi.

Në anën tjetër Nysrete Kumnova ka lavdëruar punën e Grupit parlamentar ORA dhe angazhimet e kryetarit të ORA-s në çështjen e të zhdukurve. Ajo ka kërkuar që ky angazhim të intensifikohet në mënyrë që çështja e të zhdukurve të përmbyllet.

Surroi ka theksuar se çështja e të zhdukurve duhet të jetë çështje rreth së cilës bashkohen të gjitha forcat politike. “Çështja e të zhdukurve është një çështje e cila kërkon bashkërendimi dhe bashkëveprimi të të gjithë neve”.


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori