Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka dërguar sot në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim të ri kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, Drejtorit të Financave në Komunën e Prishtinës, Ismail Kokaj, si dhe kundër ish-sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.
Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se ka dyshime të bazuara se personat e apostrofuar në padi, kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar” nga neni 283, paragrafi 1, lidhur me nenin 422, paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 të KPRK-së.
Sipas këtij kallëzimi penal, Dega e PDK-së në Prishtinë, ngreh dyshime të bazuara se këta kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar”, ku me dashje direkte dhe me vetëdije, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të grupit të organizuar u kanë mohuar të drejtat e lejes së ndërtimit në kundërshtim me nenin 21 të Ligjin nr.04/L-110 për Ndërtim, neni 4 paragrafi 2 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe në kundërshtim me Planin Rregullativ të Komunës së Prishtinës kanë kryer veprime kundërligjore.
“Në kallëzimin e saj penal, Dega e PDK-së së Prishtinës ka marrë edhe shembuj konkret, ku në lagjen ‘Lakërishte’ pas Pallatit të Rinisë dhe Sporteve është mohuar një leje ndërtimi për objekt, ndërsa në vijë të drejtë të ndërtimit është lëshuar leja e ndërtimit për një objekt tjetër. Rasti i njëjtë, sipas PDK-së së Prishtinës, është edhe në lagjen ‘Arbëria’, afër objektit të ri të komunës, ku edhe pse qytetarët i posedojnë lejet urbanistike prej vitit 2006, Komuna e Prishtinës i penalizon duke mos ju lëshuar leje ndërtimore. Gjithashtu, në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit nr.04/L-110 për Ndërtim dhe në kundërshtim me Planin Rregullues, Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje ndërtimi në hapësirë gjelbëruese në lagjen ‘Bregu i Diellit’, konkretisht në Rrugën B”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar, sipas PDK-së së Prishtinës, në bazë të preferencave partiake u kanë lëshuar leje ndërtimore militantëve partiakë dhe grupeve të interesit të afërta me zyrtarët e Vetëvendosjes, ku pastaj në diskutim dhe marrëveshje me të dyshuarit e tjerë u kanë mohuar lejet e ndërtimit qytetarëve të Prishtinës në kushte të barabarta, ndërsa militantëve të partisë u është lejuar leja e ndërtimit në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, me qëllim që të sigurohen se të gjitha shërbimet që kryhen brenda komunës të jenë të kontrolluara nga partia e tyre përmes të dyshuarve dhe personave të punësuar me qëllim të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të veprimtarisë kriminale.
Kallëzimin penal të PDK-së së Prishtinës e kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale sekretari i këtij subjekti politik në Prishtinë, Bujar Cakolli, së bashku me avokatin e autorizuar të tyre, Alban Arifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa