Partija Demokratike përmes një njoftimi ka thënë se kryeministri Edi Rama ka vënë në funksionim skemën e paligjshme të dosjes 339 dhe 184 për kërcënimin me largim nga puna të mjekëve dhe personelit shëndetësor, nëse nuk votojnë të dielën.
Sipas njoftimit në Partinë Demokratike kanë ardhur denoncime të vazhdueshme gjatë tre ditëve të fundit që tregojnë se skema e kërcënimit të mjekëve dhe personit shëndetësor është masive
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Skema kriminale për të detyruar me forcë qytetarët të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk ka përjashtuar as 18.500 mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, së bashku me familjarët e tyre.
Njësoj siç keni dëgjuar nga përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku mësuesit kërcënoheshin “me fluturim nga puna të hënën, nëse nuk votonin Edi Ramën, edhe tani, po ndiqet e njëjta skemë. Duke përdorur kërcënimet e paligjshme ndaj personelit shëndetësor, synohet rritja artificiale e pjesëmarrjes në votimet moniste të Edi Ramës.
Në Partinë Demokratike kanë ardhur denoncime të vazhdueshme gjatë tre ditëve të fundit që tregojnë se skema e kërcënimit të mjekëve dhe personit shëndetësor është masive, kapilare në të gjithë vendin, duke shkelur rëndë të drejtat e qytetarëve, duke i kërcënuar ata me vendin e punës.
Skema është krejtësisht e paligjshme dhe zbatohet nga persona janë anëtarë të shtabit elektoral të Edi Ramës. Ata telefonojnë personelin mjekësor, sipas listave që u janë vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme, duke i kërcënuar se, nëse duan ta ruajnë vendin e punës, duhet të dalin në votime të dielën. Duke zbatuar këtë skemë kriminale, njerëzit e Edi Ramës shkelin të paktën 4 nene të Kodit Penal, që ndëshkohen me disa vjet burg.
Dhuna partiake shtetërore që po ushtrohet ndaj mjekëve, infermierëve dhe personaleti shëndetësor është rrënuese për standardet më minimale të zgjedhjeve dhe të demokracisë.
Kjo është e njëjta dhunë që krimineli Astrit Avdulaj, në bashkëpunim me drejtorët e Edi Ramës në Durrës, ushtronte ndaj votuesve të Partisë Demorkatike, pasi njerëzit e qeverisë i kishin identifikuar ata me lista të posaçme.
Partia Demokratike beson fuqimisht se faktet e presionit kriminal ndaj administratës do të zënë vend sërish në raportin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, njësoj si dy vjet më parë.
Partia Demokratike u bën thirrje mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor të mos ndjekin urdhrat e paligjshëm antikushtetues të qeverisë në ikje të Edi Ramës.
Partia Demokratike fton çdo punonjës të administratës, që është nën kërcënim për vendin e punës ta dënoncojnë atë.
Duke qendruar fort, duke mbrojtur demokracinë, ata mbrojnë vendin e tyre të punës, mbrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit – duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Maqedonia e Veriut pranohet në SEPA, Angellovska-Bezhoska: Hap historik për vendin tonë

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit që grisi Kuranin në Prizren

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi