Një qytetar është ankuar për mbeturina në qytetin e Kamenicës, raporton Telegrafi.
Ai përmes platformës ndreqe.com ka publikuar pamje të këtyre mbeturinave.
Si rrjedhojë, Telegrafi ka kontaktuar me Komunën e Kamenicës, derisa udhëheqësja e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Florentina Kryeziu, tha se këto mbeturina tashmë janë pastruar.
“Sot në mëngjes është bërë pastrimi i këtyre mbeturina nga punonjësit e mirëmbajtjes së shërbimeve publike”, ka thënë Kryeziu.
Nga Komuna, në adresë të Telegrafit kanë dërguar edhe pamje të pastrimit të mbeturinave për të cilat qytetari ishte ankuar. /Telegrafi/