Pas takimit maratonë në Berlin mes federatës dhe landeve u vendos të nisë hapja graduale në sektorin e tregtisë me pakicë. Nga 8 marsi dyqanet hapen në zonat me incidencën nën 50 infeksione për 100.000 banorë në 7 ditë.
Nëntë orë zgjatën konsultimet (03.03) mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të Landeve lidhur me ecurinë e mëtejshme të masave kufizuese prej pandemisë së coronavirusit.
Mbylljet aktualisht në fuqi deri më 7 mars do të zbutet gradualisht. Nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh, nën 50 për 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Blerje “me rezervim”
Në rast se incidenca është mbi 50 do të aplikohet sistemi i blerjeve “klick and meet”, klienti mund të rezervojë një orar të caktuar me dyqanin përkatës për blerjen.
Me një incidencë me më shumë se 100 infeksione përgjatë tri ditëve në zonën e prekur do të mbyllen sërish dyqanet dhe aktivitetet e tjera.
Sa i përket sektorit të gastronomisë, kancelarja Merkel në konferencën e shtypit tha, se në rast se incidenca nën 50 është e qëndrueshme në harkun kohor të 14 ditëve, atëherë mund të hapen lokalet që ofrojnë shërbime në mjedise të hapura.
Nëse shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera.
Me incidencë nën 100 raste të reja për 100.000 banorë me respektimin rigoroz të rregullave të higjienës mund të hapen edhe muzetë, kopshtet zoologjike e botanike si dhe vendet përkujtimore. Ndërsa me incidencën nën 50 aksesi do të jetë më i lehtë në të gjitha aktivitetet e kohës së lirë.
Hapje me “frenë emergjence”
Lidhur me ecurinë e çalë të vaksinimit synohet që duke nisur nga fillimi i prillit në këtë proces të përfshihen më shumë se deri tani mjekët ekspertë dhe mjekët e familjes. Aktualisht vaksinimi zhvillohet vetëm në qendrat e krijuara enkas.
Është vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj coronavirusit falas, vuri në dukje kancelarja pas konsultimeve me kryeministrat e landeve. Qendrat lokale të testimit do të venë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme.
Merkel e quajti këtë një “tranzicion në një fazë të re”.
Megjithatë ajo thekson, se nuk duhet të jemi të shpenguar, por të kemi shpresa të bazuara. Eshtë e rëndësishme që „hapat e mëtejshëm të bëhen me mençuri.”
Federata dhe landet ranë dakord për të ashtuquajturën “frena e emergjencës” në rast se incidenca shtatë ditore arrin në 100. Në një rast të tillë duhet të sprapsen vendimet për hapjen. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë