Site icon Telegrafi

Pas grevës së operatorëve të transportit të udhëtarëve, Hoti: Jemi të gatshëm të takohemi për gjetjen e një zgjidhje të favorshme

Shoqata e Transportit të Udhëtarëve (SHTU) njofton që nga sot nuk do të ketë transport të udhëtarëve për së paku për dy ditë në të gjithë vendin deri në përmbushjen e kushteve të marrëveshje të nënshkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Pas kësaj greve, ka reaguar kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, duke thënë se janë të gatshëm të takohen për siç ka thënë ai për gjetjen e një zgjidhje të favorshme për këta operatorë.

“Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kërkon nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Kurtishaj: Operatorët e transportit të udhëtarëve janë në grevë, format e tjera të protestës do të vendosen gjatë ditëve në vijim

Po ashtu, Zyra e Kryeministrit sqaron se, bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë së Kosovës.

“Në vitin 2020 dhe 2021, Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetje financiare direkte dhe indirekte për të gjitha bizneset. Bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (për shembull, pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa e 50 për qind të qirasë, pagesa e 170 eurove). Pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë dhe është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version