Me 87 vota pro parlamenti miratoi në parim projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm. Pavarësisht goditjes që pësoi ekonomia, Rama shprehet se buxheti i vitit 2021 adreson dy prej problemeve madhore me të cilat u përballën financat, pandeminë dhe tërmetin e 26 Nëntorit.
Kryeministri Edi Rama: Për herë të parë në këtë vend do të ndërtohen lagje të tëra të reja, dhe për të gjitha ato familje ky vend ka pasur Zot, sepse asnjë nga ato familje nuk është lënë siç u lanë familjet që u përmbytën në Shkodër.
Arben Ahmetaj: Dhe janë 36 mijë familje e 621 për korrektesë statistikore, që do të përfitojnë nga rindërtimi.
Rritjen e pagave, uljen e taksave për biznesin e vogël dhe shëndetësinë falas i rendit në listën e detyrave që qeveria thotë se i ka materializuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, që u miratua në parim me 87 vota pro.
“Deri në 2029 bizneset e vogla nuk do të kenë taksë mbi fitimin dhe nuk do të kenë TVSH deri në 100 mijë Dollarë xhiro. 40% rritja e pagave për gjithë bluzat e bardha të Republikës së Shqipërisë, edhe rritja e pagave për mësuesit është një angazhim i këtij buxheti dhe i shëndetsisë falas. Janë hedhur hapa gjatë gjithë kësaj kohe, 600 mijë shqiptarë rimbursohen njësoj si të tjerët. 110 milionë Dollarë në vit paguan qeveria sot për ilaçet e shqiptarëve”.
Bindjen për një fitore të radhës së socialistëve në 25 Prill, Kryeministri Rama e mbështet tek punët e bëra në 8 vite qeverisje.
“Mor të mblidhen bashkë, mor të ndahen veç, mor të vinë në paketë, mor te vinë veç e veç, ka vetëm një forcë këtu nuk ka tjetër, quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. E dinë edhe demokratët, e di edhe ai kryetari i Partisë Demokratike të Farkës. Tani kanë 4 shtëpi, 4 kurora, ai prapë do votojë PD-në. Po deshe gallatë, po deshe të dali ku të dali, jemi mirë me PD-në. Po deshe gomar për ti ngarkuar punë, është vetëm Partia Socialiste”.
Lulzim Bashës që e akuzon për varfërim të shqiptarëve i kujtoi qeverisjen e demokratëve.
“Janë dy njerëz, por me të njëjtën formulë. Jep një, të marrësh tre madje. Ftoji shqiptarët që të votojnë për Lulin dhe të marrin peshqesh Ilir Metën bashkë me Monikën, se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur por si luan”.
Ndërsa pozitës në parlament i rezervoi këtë përgjigje: “Ju jeni ndryshe, por tabelën e shumëzimit e keni të unifikuar me ata që s’janë këtu. Jeni të destinuar të vërtiteni në ato kënetat ku Erion Braçja çon turistët, për të parë specie të ndryshme”.
Por ndërhyrja nga vendi e deputetit Adriatik Alimadhi i kushtoi këtij të fundit përjashtimin nga parlamenti për 10 ditë./ Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës