Ndalohet përdorimi i antibiotikëve të cilët e rëndojnë gjendjen shëndetësore
Stina e lagësht, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave, kanë bërë që të shfaqen shenjat e para të gripit tek moshat e vogla. Por, të rrezikuar në të njëjtën masë janë dhe pacientët e moshës së tretë. Kjo ndodh si pasojë e imunitetit të dobët trupor që gëzojnë këto kategori ndaj luhatjes së shpeshtë të temperaturave.
Probleme këto që mund të shfaqen në forma nga më të ndryshmet, që me simptomat e gripit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, bronkopneumoni dhe nëse nuk merren masat e duhura menjëherë për trajtimin e tyre, mund të kalojnë dhe në forma më të rënda siç është ajo e ftohjes. Simptomat që shoqërojnë këto të fundit janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga djegiet e fytit, kollë e fortë therëse dhe e thatë, ftohje, si dhe në masë gjendje rrufe me sekrecione nga hundët. Pacienti ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje që të kryejë aktivitete e tij si në ditët normale. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve të paraqitura janë bronkopneumoni që shoqërohen me kollë, gjendje rrufe, temperatura të larta. Ndërsa në raste më të rralla mund të kalojnë në bronkite apo ftohje të formave të rënda.
Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura shoqërohet me shfaqjen e temperaturave të larta. Kjo sidomos për fëmijët e moshave 2 deri në 5 vjeç ku temperatura vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Për këtë kategori duhet treguar një kujdes i veçantë, pasi komplikacionet mund të jenë vërtet të formave të rënda. Për të tilla raste mund të këshillohet dhe marrja e antibiotikëve, por kjo vetëm pas kontrollit të bërë në mënyrë të hollësishme nga mjeku. Ndërsa në situata të tjera, kur nuk ka më shumë se 38 gradë temperaturë, këshillohet që të pihet paracetamol disa herë gjatë ditës.
Bërja e vaksinës antigrip është dhe një ndër këshillat kryesore që duhet të mbajnë parasysh prindërit, sidomos për moshat e vogla dhe ato të mëdhatë. Gjithashtu, ju rekomandojmë që të bëni kujdes që të mos aplikohet vaksina tek ata fëmijë të cilët kanë simptoma të shfaqura të gripit, pasi bërja e vaksinës në këtë rast nuk do të ketë efekt. Ndërkohë që vaksina antigrip duhet bërë gjatë kësaj periudhe pasi ka dhe sezonin e vet. Për rastet kur temperatura nuk është shumë e lartë mund të operohet dhe me dhënien e ndonjë paracetamoli, por kurrsesi të antibiotikëve, pasi këto të fundit mund të ndikojnë negativisht në shtimin e sëmundjes. Kujdes gjithashtu prindërit duhet të bëjnë që më parë të bëjnë vizitën e fëmijës sapo të shfaqë simptomat dhe jo t’u drejtohet farmacive për të blerë ilaçe të cilat janë super të dëmshme.
Realisht këto simptoma janë ngjitëse, ndaj duhet bërë shumë kujdes që të mos lihet i sëmuri në ambiente kolektive, sepse mund të kalojë gjendja dhe te pjesa tjetër që ndodhet aty. Kështu, fëmijët duhen shmangur së qëndruari në vende të përbashkëta, ndaj duhet bërë dhe izolimi i tyre. Të shmanget përdorimi i rrobave të leshta dhe ato sintetike të cilat pengojnë qarkullimin e lirshëm të ajrosjes. Nga ana tjetër, është e nevojshme që për fëmijët, të cilët vuajnë nga rrugët e frymëmarrjes, përveçse të qëndrojnë në regjim shtëpie, jepet dhe ilaçi me anë të pikatoreve. Këshillohet t’u jepet sa më shumë lëngje në sasi dhe supa të ngrohta me përmbajtje vitaminash./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?