LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj F.B., dyshohet se grabiti me forcë një telefon në Ferizaj

Paraburgim ndaj F.B., dyshohet se grabiti me forcë një telefon në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 20 shtator 2023, rreth orës 21:30, në një rrugë në qytetin e Ferizajt, përkatësisht në afërsi të postës së madhe, me dashje dhe me përgatitje paraprake, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka kryer grabitje në dëm të të dëmtuarit U.M., në atë mënyrë që me anë të kanosjes serioze dhe përdorimit të mjetit të rrezikshëm – thikës për t’a sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarit, i’a merr një telefon të markës “Samsung A13”, duke i shkaktuar dëm material në shumë prej dyqind (200) euro.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori