Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka mirëpritur ftesën e SHBA-së, për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që nuk pret marrëveshje të shpejtë finale.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, para takimit në Uashington, kërkon unifikim të spektrit politik, pasi që konsideron se një marrëveshje me Serbinë është vështirë e arritshme pa konsensus të plotë të të gjitha partive politike në vend.
Krasniqi thotë se edhe pse nuk dihet agjenda dhe temat për të cilat do të diskutohen atje, Kosova dhe Serbia pa hezitim duhet t’i përgjigjen ftesës së ShBA-së dhe të shohin se çka po propozohet.
“Duhet të themi se është mirë që ShBA-ja është e interesuar që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një e mirë e madhe dhe sigurisht që edhe Kosova edhe Serbia janë të interesuara dhe duhet të shkojnë në Uashington, që në fund të fundit të shikojnë se cilat janë kërkesat dhe çka po afrohet dhe çka po propozohet atje. Ne si palë e Kosovës nuk e dimë se çka do të propozohet atje dhe është e parakohshme që të flasim, por ta themi se çka presim nga këto takime. Gjatë gjithë këtyre 20 vjetëve jam marrë me raportet Kosovë-Serbi e në mënyrë të veçantë pas shpalljes së pavarësisë dhe duke parë deklarimet e udhëheqësve të Serbisë, duke parë burimin e filozofisë serbe që kryesisht e ka te mitologjia serbe e cila është edhe e rrejshme, nuk pres ndonjë marrëveshje të shpejtë e aq më pak të lehtë dhe me përmbajtje të dëshirueshme”, thotë ai, për Kosovapress.
Delegacioni i Kosovës pritet të përbëhet nga presidenti e vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.
Krasniqi mendon se bisedimet me Serbinë janë përgjegjësi e qeverisë, pasi që një gjë të tillë e parasheh edhe Kushtetuta e vendit.
Ndërsa rolin e presidentit, Krasniqi e vlerëson më shumë ceremonial dhe jo vendimmarrës, megjithatë thotë se pjesëmarrja e tij nuk ka diçka të keqe.
“Unë mendoj që çështjet ekzekutive janë të ekzekutivit. Politika e jashtme përfaqësuese është më ndikim edhe presidenti, por realisht ne e dimë që bisedimet politike kanë filluar në kohën kur presidenti i sotëm ka qenë kryeministër dhe Kushtetuta në atë drejtim nuk ka ndryshuar. Pra bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet t’i kryejë qeveria, sepse ajo i ka kapacitetet edhe profesionale dhe ka përgjegjësinë ligjore edhe Kushtetuese. Presidenti e ka rolin e vet. Pra detyrat janë të ndara. Qeveria i kryen bisedimet, parlamenti me votë e vërteton ose e refuzon një marrëveshje të tillë dhe pasta roli i presidentit në Kosovë është më tepër ceremonial nuk është vendimmarrës, sepse nuk zgjidhet nga populli. Por në këtë rast presidenti mund të jetë pjesë e delegacionit, sepse edhe në bisedimet e Vjenës presidenti ka qenë pjesë pjesëmarrës. Por roli kryesor është i ekzekutivit”, thotë ai.
Për dallim herëve të tjera kur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë, ShBA-ja dhe BE-ja ishin njëzëri, kësaj radhe po shihet një diskrepancë ndërmjet tyre.
E këtë raport ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, Krasniqi po e vlerëson shumë shqetësues.
Megjithatë, thotë se më shqetësues mbetet mosunifikimi i spektrit politik kosovarë karshi dialogut me Serbinë.
Ish-kryetari i Kuvendit vlerëson se PDK-ja dhe VV-ja gabuan që nuk shkuan në takimin e thirru r nga kryeministri Hoti.
“Krerët e partive politike të lënë anash inatet e tyre që i kanë sepse në fund të fundit ata duhet ta dinë që përsëri edhe po të shtyhet edhe po të vijnë ata në pushtet, përsëri duhet ta krijojnë një konsensus nacional. Ndoshta partitë e mëdha është dashur ta japin një shembull që në këtë moment vërtet ta krijojnë atë konsensusin nacional edhe në kuvendin e Kosovës, sepse aty duhet të votohen marrëveshjet. Jam i bindur se kjo gjendje është shumë e pafavorshme për Kosovën dhe unë hallin më të madh nuk e kam te raportet Uashington Bruksel, por te raportet që ekzistojnë në skenën politike në Kosovë”, tha ai.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka komentuar edhe qeverisjen e Albin Kurtit.
Thotë se vendosja e vijave të kuqe ka krijuar jostabilitet politik.
Ndërsa shton se koalicioni VV-LDK nuk ishte i natyrshëm, pasi që dy subjektet politike që dolën të parat në zgjedhje nuk kanë qëndrim të njëjtë për shtetit.
“Vendosja e vijave të kuqe nuk krijon stabilitet politik. Se në fund pastaj t’i duhesh ta bësh një zgjedhje që nuk është zgjidhje. Shumë qytetarë menduan që koalicioni VV-LDK ishte një shpresë e një ndryshimi, por brenda 50 dite u zhgënjyen se nuk pat një komunikim normal as ndërmjet përfaqësuesve të partive të koalicionit. Dhe kjo është pak e dhimbshme se nuk e krijon stabilitetin politik. Në botën perëndimore nga të cilat kemi mësuar dhe synojmë të shkojmë koalicionet rrallë herë bëhen mes partisë së parë dhe të dytë. Por koalicionet zakonisht bëhen mbi qëndrimet që partitë politike kanë për shtetin. Nuk bëhet që dy parti politike që kanë të kundërta për shtetin të bëhen bashkë. Dhe ne e pamë që kur nuk ekziston një qëndrim i përbashkët për institucionet e shtetit edhe koalicioni mund të bëhet por është jetë shkurtër. Dhe kjo u pa me koalicionin e LVV-së me LDK-në”, thotë ai.
Krasniqi ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Thaçi që i hapi rrugë formimit të qeverisë Hoti.
E quan të drejtë dhe profesional, që i dha zgjidhje politikës kosovare.
“Vendimi i Kushtetueses nuk ia mohon partisë së parë ta formon qeverinë, por partia e parë duhet të gjejë aleat qeverisës. Unë nuk e kam lexuar se vendimi i ka mbi 160 faqe, por kam lexuar vetëm 36 pikat e atij vendimi dhe mendimi im është pozitiv për këtë vendim, sepse ka sqaruar, jo vetëm për tash, por nëse mbetet ky sistem zgjedhor vendimi është i drejtë, proporcional. Unë nuk jam jurist, por me sa unë e di që Kushtetuesja nuk është Gjykatë, por është vetëm me interpretuar Kushtetutën dhe me lehtësua zgjedhjet politike në politikën e Kosovës dhe unë mendoj se këtë e ka bërë mjaftë mirë dhe profesionalisht”, thotë ai.
Por a do ta shohim në një të ardhme Jakup Krasniqin në ndonjë post publik?
“Unë jam në politik, Nuk vrapoj shumë për pozitën time. Varet nga vullneti i skenës politike në Kosovë, megjithatë do të kisha dëshiruar që të jam në shërbim të publikut, sepse gjithçka e kam filluar për shërbim të publikut dhe jo për interes timin. Kisha dëshiruar ndoshta ta kam një pozitë që është në interes të publikut, por kjo nuk varet nga dëshira ime, por nga vullneti i qytetarëve dhe i politikës kosovare”, thotë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri