Para publikimit të albumit, Dafina Zeqiri ka një njoftim të rëndësishëm për fansat

Dafina Zeqiri është drejt finalizimit të albumit të ri muzikor, “Dafinë Moj”, që shumë shpejt pritet të jetë në duart e adhuruesve.
Por, fillimisht këngëtarja i ka njoftuar se fansat se mund ta porositin atë paraprakisht që nga kjo javë.
Kështu ka njoftuar Dafina në një postim në InstaStory, teksa bashkë me të ka publikuar edhe kopertinën e veçantë të albumit.

“Do t'ju njoftoj se mund ta porositni albumin paraprakisht gjatë javës”, ka shkruar Dafina në postimin e radhës.
Ndërkohë, kohë më parë, ajo ka publikuar edhe listën e 14 këngëve që do të përfshihen në album e që shumica janë bashkëpunime.
Ndërsa, kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Lyrical Son, “Llafe llafe”, që po ashtu është pjesë e albumit “Dafinë moj”. /Telegrafi/



















































