Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ditë më parë ka njoftuar se është thirrur nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje.

Krasniqi ka njoftuar publikisht se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitet më 24 korrik 2019.


Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij përmes një poezie, të cilën e ka titulluar "Ikni ju, ne mos na ftoni".

Postimi i plotë:

IKNI JU, NE MOS NA FTONI!

A thua kush do të ishim ne sot Pa ato jetë të shumta kazamatesh S’e di as si do të flisnin sot disa Po të vazhdohej shikimi veç në hava!

A thua do të ishim këtu ku jemi Pa të madhërueshmen tonë Çlirimtare Ajo që na liroi nga vargonjtë e robërisë Pa të jo kurrë s’do t’i gëzoheshim Lirisë... A thua ç’gjuhë do të flitej këndejpari Mohuesit e trimërisë jo s’e thonë kurrë Ata i nënshtrohen çdo soji e çdo fare Se jetën e bëjnë besa vetëm për pare! A thua bastardët pyesin për politikë Tek turrin e bëjnë vetëm për pasuri Parazitë që jetojnë nën çdo robëri Ashtu siç jetuan sa e sa nën Serbi! Epo, atë rrugë s’ua ndalim dot Të ikin sa më parë,madje që sot Shqiptarët jo kurrë mos i ftoni Ikni, kështu ju dua, mos hezitoni! Në rrugën e tradhtisë mos na ftoni Rrugën e Lirisë me Çlirimtaret Për jetë të jetëve s’do ta ndryshonim Ato gjurmë të Jetës në Ne janë mishëruar!

Ndërsa, të premtën kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje pasi Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim. E nga specialja për intervistim është ftuar edhe Bisilm Zyrapin, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi si dhe disa ish-eprorë tjerë të UÇK-së./Telegrafi/