Site icon Telegrafi

Pamjet e reja tregojnë se si Lautaro Martinez u provokua nga holandezët para se të godiste penalltitë vendimtare, festa e argjentinasve në sy të tyre ishte hakmarrje 

Argjentina ka mposhtur Holandën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2.

Ka qenë një ndeshje me shumë tensione dhe përplasje mes lojtarëve të të dyja Kombëtareve gjatë tërë ndeshjes, por edhe pas saj.

Por një video e re që po qarkullon në mediat e ndryshme evropiane shihet qartë se Lautaro Martinez u sulmua nga katër futbollistë holandezë, të cilët kishin për qëllim ta dekoncentronin sulmuesin argjentinas që realizoi penalltinë vendimtare.

Bashkëlojtari i tij te Interi, Denzel Dumfries,Wout Weghorst, Noa Lang dhe Frenkie De Jong ishin lojtarët që u shkëputën nga pjesa tjetër e ekipit për ta sulmuar me fjalë sulmuesin argjentinas.

Qendërmbrojtësi argjentinas, Nicolas Otamendi tregoi pas ndeshjes se pse festuan në fytyrën e holandezëve pasi siguruan kalimin në gjysmëfinale.

“Festuam në fytyrën e tyre, sepse një lojtar holandez pas çdo goditje dënimi që kishin vinte dhe u thoshte gjëra lojtarëve tanë”.

“Fotografia që shihemi duke festuar para fytyrës së tyre nuk ishte provokim, por ishte thjeshtë përgjigje ndaj atyre”, deklaroi Otamendi.

Përplasje pati edhe mes Leo Messit dhe Wout Weghorst, si dhe me trajnerin e Holandës, Louis Van Gaal.

Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës do të përballet me Kroacinë. /Telegrafi/

Exit mobile version