Qyteti më i veçantë në Shqipëri ka qenë gjithmonë dashuria e objektivit të fotografit. Me një strukturë interesante, me vilat e ulëta, ndërtesat karakteristike dhe pazarin piktoresk, prej një shekulli Korça rrezaton imazhin e një qyteti evropian.

Kështu ka mbetur dhe sot. Edhe pse Korça çdo ditë e më shumë modernizohet, qytetarët e saj, por dhe politika, përpiqen të ruajnë karakteristikat e këtij qyteti që jo më kot është quajtur Parisi i vogël shqiptar.


Në një koleksion të veçantë nga Niko Kotherja, i cili përkujdeset që memorien e qytetit të tij ta ekspozojë në rrjetet sociale, kemi zgjedhur një album fotografik që daton që nga viti 1906.

Nga këto pamje të bën përshtypje arkitektura e veçantë, përmendoret, kalldrëmet, pastërtia... /Telegrafi/

korca01 Korça 1905

korca02 Korça 1906

korca03 Pedonalja para 90 vitesh

korca04 Pazari i Korçës

korca05 Viti 1929

korca06 Kinema Luksi

korca07 Në vitet ‘30-të

korca08 Kartolinë e viteve ‘30-të

korca10 Te lokali “Panda” më 1927