Pamje që tregojnë se Reali nuk ishte aspak në mendjen e Bale, pasi refuzoi të luante ndaj Cityt

Gareth Bale është xhiruar duke luajtur golf, vetëm disa orë para ndeshjes kthyese të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Anësori uellsian nuk ishte përfshirë në skuadrën e Los Blancos që udhëtoi në Etihad Stadium duke nxitur më shumë spekulime për të ardhmen e tij.
Në një konferencë për media, trajneri Zinedine Zidane kishte thënë se ka qenë kërkesë e 31-vjeçarit që të mos luante në atë takim.

Bale, i cili përfiton rreth 388.000 euro neto në javë, nuk ka luajtur në asnjërën prej shtatë ndeshjeve të fundit të Realit në La Liga, kampionat të cilën e fitoi skuadra e legjendës franceze për herë të 34 në histori.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































