LAJMI I FUNDIT:

Pajisjet e Apple do të krijojnë shtëpi të mençura

Pajisjet e Apple do të krijojnë shtëpi të mençura

Pushtimi i Apple në shtëpitë tona mund të mos ndalet vetëm tek iPad dhe Apple TV, thuhet tani sipas një raporti të ri.

Raportet e reja tani thonë se Apple është duke e përgatitur një "platformë softuerike" që do t’ua mundësojë pajisjeve të bazuara në iOS të kontrollojnë çdo aspekt të shtëpive të mençura, duke përfshirë edhe ndriçimin, temperaturën, sigurinë, dhe jo vetëm kaq.

Ky pretendim vjen nga raporti i zbuluar nga një burim i Financial Times, i cili thotë se citon burime të mirë-informuara.

Sipas burimit thuhet se Apple do ta zbulojë platformën e re të mençur dhe kompatibile me iOS për shtëpinë e zgjuar në konferencën tradicionale të kompanisë (WWDC 2014), e cila mbahet në San Francisko më 2 qershor.


Platforma softuerike thuhet se do të jetë e ngjashme me programin e Apple, Made for iPhone (IMF), që do të ndërtohet në pajisjet iOS, por e hapur për zhvillim nga palët e treta.

Njësoj sikurse çdo prodhues i pajisjeve harduerike që mund të krijojë një kontrollor MFI, përderisa respekton standardet e Apple, ngjashëm siç do të mund të bëjë edhe secili prodhues i pajisjeve të mençura, të cilit do t’i mundësohet t’i lidh pajijset shtëpiake dhe sistemet tjera të cilat do të ndërveprojnë me pajijse e bazuara në iOS. /Telegrafi/
.

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Teknologji

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Teknologji
Kalo në kategori