Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik, e cila këtë vit do të jetë 105 euro.
Ndërsa, siç u bë e ditur, gjatë 2024-së vlera e koeficientit pritet të rritet në 110 euro, shkruan Telegrafi.
Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.
Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra, pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.
Bazuar në këtë përllogaritje, pagat për Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit do të jenë si më poshtë:
Drejtori i policisë 1522.5 euro
Koloneli 1071 euro
Polic i lartë 619.5 euro
Polici 525 euro
Polic i ri 472.5 euro
Kadet 210 euro
Komandanti i brigadës së zjarrfikësve 735 euro
Zjarrfikës 525 euro
Zjarrfikës praktikant 420 euro /Telegrafi/