Aleanca Kosova e Re, ka zhvilluar takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Gjilan, ku i pranishëm ishte edhe lideri i kësaj partie, Behgjet Pacolli, e në të cilin takim u prezantua edhe kandidati i AKR-së nga ky qytet, Arianit Ibrahimi si dhe kandidatët tjerë.
Në këtë takim presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për përkrahjen që këta të fundit i kanë dhënë AKR-së që nga themelimi i saj dhe këtë përkrahje po e vazhdojnë dhe sot. Sipas tij Gjilani do të mbetet bastion i fuqishëm i AKR-së, thuhet në njoftimin për media.
“Përkrahja juaj për ne është përkrahje për zhvillim ekonomik të vendit, punësimin e të rinjve, forcimin e miqësisë së Kosovës me shtete perëndimore si dhe integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar”, deklaroi para të pranishmëve Presidenti Pacolli.
Presidenti Pacolli ka numëruar edhe projektet që janë jetësuar në Gjilan, gjatë këtij mandati qeverisës nga Ministritë që janë udhëhequr nga AKR, duke u nisur nga investimet në lumin Mirusha dhe lumenj tjerë, në kanalizim, në sektorin e ujërave si penda e Përlepnicës, investime në efiçiencë në shkolla, spitale etj.
Ai po ashtu foli edhe për autostradën që ka filluar të ndërtohet në këtë pjesë të Kosovës, duke theksuar që ka qenë zëshëm kundër drejtimit që ka marrë traseja e kësaj autostrade.
Presidenti Pacolli foli edhe për programin e AKR-së, duke thënë se programi i AKR-së i dedikohet rinisë dhe rritjes së perspektivës së tyre.
Në fund Presidenti Pacolli ka deklaruar që shteti ynë dhe liderët kosovarë duhet të këtë shumë kujdes në raport me miqtë tanë ndërkombëtar.
Në emër të degës së AKR-së në Gjilan dhe qytetarëve të pranishëm, foli sekretari i degës, njëherit kandidat për deputet, Arianit Ibrahimi, i cili falënderoi Presidentin Pacolli për përkrahjen që po i jep Anamoravës dhe se sipas tij këtë do të vlerësojnë qytetarët gjilanas me 6 tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania