Gjykata Specia nuk ka nevojë që të marr miratimin nga Kuvendi i Kosovës për Vazhdimin e mandati, pasi kjo Gjykatë ka mandat derisa të përfundoi punën e saj. Kështu thonë njohësit e çështjeve juridike. Ndërsa nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së thonë se Gjykata Speciale mund të shfuqizohet në muajin qershor.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thotë se tash e disa muaj janë duke punuar me disa ekspertë vendor e ndërkombëtar, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shfuqizim ky që sipas Gucatit, mund të ndodh në muajin qershor.
“Unë e di që mund të gjenden shkelje të mëdha që janë bërë gjatë themelimit të Gjykatës Speciale. Jemi në bisedime e sipër me disa amerikanë, britanikë e avokatë vendorë që kanë gjetur shkelje dhe gjasat janë që kësaj gjykate t’i ndërpritet mandati në qershor”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hysni Gucati.
Kohë pas kohe, temë diskutimi ka qenë edhe vazhdimi i mandatit të kësaj Gjykate. Por, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Qeveria dhe Kuvendi e kanë të pamundur të vendosin për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.
“Nisur nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përkatësisht amendamentin kushtetues për themelimin e Dhomave të Specializuara atëherë përcaktohet që mandati i saj është pesë vjeçare, mirëpo mandati vazhdohet me automatizëm derisa Spacialja njofton Kuvendin dhe Qeverinë se ka përfunduar mandati i saj”, deklaroi Gzim Shala nga KDI.
Në Amendamentin Kushtetues, në nenin Neni 162, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, në paragrafin 13 dhe 14 thuhet:
- Mandati i Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare (5), përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin No. 04/L-274 bëhet më herët.
- Në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit sipas paragrafit 12, mandati i Dhomave të specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të specializuar do të vazhdojë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-274 dhe në konsultim me Qeverinë.
Diskutimi për mandatin e gjykatës speciale është rikthyer si temë pas shkëmbimit të letrave me sekretarit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit Thaçi, ku ky i fundit i kërkon edhe gjykimin e serbëve, ndërsa zyrtari amerikan ia tërheq vërejtën që çdo lëvizje për pengimin ose shfuqizimin e gjykatës do të ketë pasoja të mëdha./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania