LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK-së në Mitrovicë kundër ndarjes apo shkëmbimit territorial

OVL e UÇK-së në Mitrovicë kundër ndarjes apo shkëmbimit territorial

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, nëpërmjet një komunikate për media, është shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit drejtues të kësaj organizate në Mitrovicë, gjatë takimit të djeshëm kanë inkurajuar përfaqësuesit e partive politike të kenë unitet rreth dialogut me Serbinë, ndërsa kërkuan të drejta të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, sikurse serbët në Kosovë.

“OVL e UÇK-së është kundër ndarjes, shkëmbimit të territoreve, prekjes së kushtetutshmërisë së vendit, dhe kërkojmë unitet të partive politike në dialog me Serbinë, si dhe të drejta të shqiptarëve në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc, njëjtë sikurse serbët në Kosovë. OVL e UÇK-së është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet aktuale të marrëveshjes finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në këtë komunikatë, të nënshkruar nga kryetari i OVL UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi.


Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori