LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Rinkeviçs: Në kushtet e sigurisë së trazuar evropiane, nevojiten vendime të mençura, unitet dhe solidaritet

Osmani-Rinkeviçs: Në kushtet e sigurisë së trazuar evropiane, nevojiten vendime të mençura, unitet dhe solidaritet

Ministri i MPJ-së, Bujar Osmani sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkeviçs, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, theksojnë nga MPJ, Osmani i përshëndeti angazhimet e vazhdueshme të Letonisë si pjesë e “Grupit të Miqve të Zgjerimit” për ruajtjen e dinamikës së procesit të zgjerimit të BE-së, duke u falënderuar për mbështetjen parimore nga Riga zyrtare për perspektivën tonë evropiane.

“Ideja evropiane e Ballkanit do të rrumbullakohet vetëm nëse procesi merr valorizim real përmes integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Osmani, duke e informuar bashkëbiseduesin për aktivitetet që kanë të bëjnë me procesin aktual të skriningut, si një fazë e rëndësishme në procesin e negociatave të anëtarësimit me Unionin.


Rinkeviç, thuhet në njoftimin e MPJ-së, përsëriti se Letonia mbetet mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut, duke inkurajuar vendin të vazhdojë me reformat dhe përkushtimin për forcimin e kapaciteteve si kyçe për suksesin e negociatave për anëtarësim.

Rinkeviç theksoi se Riga e vlerëson lartë harmonizimin e sanksioneve të BE-së nga Maqedonia e Veriut në përgjigje të invazionit rus ndaj Ukrainës, me shpresën se mbështetja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori