Site icon Telegrafi

Osmani ngushëlloi familjen për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një telegrami ka shpreh pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, njeriun që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Osmani ka thënë se si kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajrami ishte simbol i qëndresës, i drejtësisë dhe i përkushtimit të palëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Lexo po ashtu ​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Për më shumë se dy dekada, ai jetoi me dhimbjen për të birin e tij të zhdukur, duke mos u ndalur kurrë në kërkimin për të vërtetën. Sot, Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që mbështetën betejën e tij për të zhdukurit me dhunë. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkë-ndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Bajram Qerkinin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidencës. /Telegrafi/

Exit mobile version